Institute of Albanology - Prishtina
INSTITUTI ALBANOLOGJIK ORGANIZON TRYEZË SHKENCORE PËR Dr. SEFEDIN FETIUN NË 15-VJETORIN E VDEKJES

Me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit dhe studiuesit të dalluar të letërsisë, dr. Sefedin Fetiut (1943-2000), Instituti Albanologjik i Prishtinës (Dega e Letërsisë) organizon Tryezë shkencore me titull: Sefedin Fetiu (1943-2000).

Për jetën dhe veprën e tij letrare-artistike, kritike-shkencore dhe publicistike do të flasin studiues të veprës së tij nga Prishtina e Tirana, si dhe do të shfaqet një dokumentar i shkurtër.

Tryeza shkencore mbahet më 19 maj 2015 në ambientet e Institutit Albanologjik dhe fillon në orën 11.00.
2013 * Copyright Instituti Albanologjik
Të gjitha drejtat e rezervuara