Institute of Albanology - Prishtina
DY PUNONJËSE SHKENCORE TË IAP REALIZUAN NJË VIZITË NË INSTITUTIN E FOLKLORIT E ETNOLOGJISË DHE MUZEUT ETNOGRAFIK NË KUADËR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË BULLGARISË NË

Në kuadër të projektit të Degës së Folklorit "Konsultimi i ekspertëve nga institucionet  rajonale e ndërkombëtare  në sferën e kulturës tradicio­nale", dy punonjëset shkencore nga kjo dege, dr. Leontina Gega dhe dr. Arbnora Dushi, realizuan një vizite zyrtare dy ditore ne Institutin e Folklorit e Etnologjisë dhe Muzeut Etnografik në kuadër të Akademisë së Shkencave të Bullgarisë në Sofje.

Me këtë rast zhvilluan takime dhe realizuan diskuti­me me kolegët nga ky institucion me qëllim të bashkëpunimit të mëtutje­shëm në fushën e hulumtimeve dhe kërkimeve të përbashkëta në terren, si edhe bashkëpunimeve në fushën e shkëmbimit të përvojave midis kolegeve profesioniste.

Ky takim u mundësua nga Ambasada e Kosovës në Sofje, si dhe nga Instituti Albanologjik dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tek­nologjisë së Kosovës.

2013 * Copyright Instituti Albanologjik
Të gjitha drejtat e rezervuara