Institute of Albanology - Prishtina
INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS Shpall K O N K U R S PËR HULUMTUES TË PAVARUR DHE BASHKËPUNËTORË SHKENCORË (RIZGJEDHJE-AVANCIM)

 

 
Instituti Albanologjik i Prishtinës

Shpall

K O N K U R S

PËR  HULUMTUES TË PAVARUR DHE BASHKËPUNËTORË SHKENCORË

(RIZGJEDHJE-AVANCIM)

 

DEGA E GJUHËSISË

-          Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)

-          Një hulumtues të pavarur shkencor (rizgjedhje)

DEGA E FOLKLORIT

-          Një bashkëpunëtor shkencor – sektori i etnomuzikologjisë (rizgjedhje-avancim)

-          Një hulumtues të pavarur shkencor – sektori i përgjithshëm (rizgjedhje – avancim)

DEGA E ETNOLOGJISË

-          Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)

 

Përshkrimi i punëve:

 

Bashkëpunëtor shkencor - Studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit  Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si  dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:

-          të ketë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha përkatëse (gjuhësi, etnomuzikologji dhe etnologji);

-          të ketë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore - studim monografik;

-          të arrijë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006,

-          të njohë një gjuhë të huaj.

Hulumtues i pavarur shkencor -Merret me punë  shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si  dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:

-          të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në fushën përkatëse (gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe);

-          të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse

-          të njohë një gjuhët të huaj,

-          të arrijë kuotën prej së paku 40 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.

 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

 

Kërkesës duhet bashëngjitur këto dokumente:

-          Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);

-          Diplomën e kryerjes së studimeve të doktoratës (për bashkëpunëtorët shkencorë); Diplomën e magjistraturës ose të masterit (për hulumtuesit e pavarur);

-          Vërtetimin se ka regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse, (për hulumtuesit e pavarur);

-          Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);

-          Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;

-          Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj.

 

Me kandidatët që i plotësojnë kushtet formale do të organizohet një intervju nga komisioni recensues, si dhe testi i njohjes së gjuhës së huaj.

 

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

 

Prishtinë, më 24.01.2017

2013 * Copyright Instituti Albanologjik
Të gjitha drejtat e rezervuara