Instituti Albanologjik - Prishtinë
VEPRIMTARIA BOTUESE

Veprimtaria botuese e Institutit përfshin botimet e rregullta dhe ato të veçanta të Institutit. Botimet e rregullta, që janë organe të përhershme të Institutit, janë revistat:

1.                       Gjurmime albanologjike

a.                        seria e shkencave filologjike

b.                       seria folklor dhe etnologji

c.                        seria e shkencave historike

Deri tani janë botuar nga 41 numra të secilës nga të tri seritë. Në një periudhë kohore revista Gjurmime albanologjike është botuar edhe në gjuhën frënge me punime të zgjedhura me titullin Recherche albanologique.

Nga viti 2008 të tri seritë e Gjurmimeve albanologjike mund të lexohen në variantin elektronik në Central and Eastern European Online Library.

 

2.      Gjuha shqipe

 

Është revistë shkencore-praktike, ku botohen punime për çështje aktuale nga fusha e gjuhësisë zbatimore dhe kultura e gjuhës.

Në këto dy revista publikohen punimet e punëtorëve shkencorë të Institutit dhe të studiuesve të tjerë shqiptarë e të huaj. Për botimin e tyre përkujdesen redaksitë përkatëse, të cilat zgjidhen çdo katër vjet.

Botimet e veçanta përfshijnë botimet e projekteve, monografitë për probleme të ndryshme albanologjike, monografitë për autorët e vjetër të periudhës së Rilindjes Kombëtare apo të periudhave të ndryshme, botimin i materialeve të ndryshme folklorike e shumë të tjera. Deri tani Instituti Albanologjik ka publikuar afër 600 vëllime.

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik