Instituti Albanologjik - Prishtinë
Dr. Abdurrahim Maxhuni

U lind më 24.04.1985 në Vushtrri. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje. Gjimnazin e kam filluar në vitin 1999 dhe e kam përfunduar më 2003.

Studimet themelore i kam regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e gjuhës shqipe, në vitin akademik 2004/2005. Në tetor të vitit 2008 kam diplomuar me notë mesatare 9.1. Studimet master i kam regjistruar në vitin akademik 2008/2009, ndërsa temën e masterit me titull “Terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe” e kam mbrojtur më 7 dhjetor 2010.

Që nga viti 2010 jam i angazhuar si asistent në Degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit 2012/2013 kam punuar si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe në shkollën e mesme private “ZENIT”.

Që nga nëntori i vitit 2012 punoj në Institutin Albanologji – Prishtinë, në cilësinë e Hulumtuesit shkencor.

 

 

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik