Instituti Albanologjik - Prishtinë
Ma. Sejdi M. Gashi

Jam i lindur më 30 janar 1985 në Prigodë të Istogut. Shkollën fillore e kam përfunduar në fshatin Llukavc i Begut, ndërsa atë të mesmën në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, drejtimi matematiko-natyror.Studimet i kam përfunduar në vitin 2008 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës . Po në vitin 2008 kam përfunduar edhe Shkencat Politike dhe Administratë Publike. Në fakultetin e Filologjisë kam marrë gradën Master i shkencave të filologjisë. Gjatë vitit 2002 kam qenë i angazhuar në Institutin Demoktarik NDI/ Avokim, Pejë. Më 2003 kam marrë pjesë në Konferencën për qeverisjen lokale për Europën juglindore në Budapest. Po ashtu në këtë vit kam qenë udhëheqës i Rinisë i Kryqit të Kuq të Kosovës. Në vitet 2005-2007 kam ndjekur module të programit të Kombeve të Bashkuara (Model United Nations-UN) në Kosovë (Pejë) dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Kam qenë organizator i konferencës për ndërtimin e politikave të organeve lokale. Gjatë viteve 2006-2008 kam qenë kryeredaktor i revistës shkencore “Politicum”, Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitetin e Prishtinës e po ashtu edhe në redaksinë e revistës “Lajmëtari”, Dega e Gazetarisë. Gjatë viteve 2006-2007 kam qenë anëtar dhe këshilltar në grupin e të rinjëve në Bankën Botërore, zyra në Kosovë.Gjatë viteve 2009-2010 kam qenë kryeredaktor i revistës “Zenit” në Shkollën e mesme private “Zenit në Prugovc të Prishtinës.Kam punuar gazetar në të përditshmet ”Kosova Sot” (2008-2009) dhe “Koha Ditore” (2009). Gjatë vitit 2010 jam marrë me botime në disa të përditshme (artikuj, probleme dhe çështje nga fusha e gjuhësisë). 2009-2012 kam punuar mësim­dhënës në Shkollën e mesme private “Zenit”, Prishtinë. Mars 2013-Qëndrim studimi në Francë, Zvicër, Austri. Hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik – Prishtinë që nga prilli 2012.

Adresat elektronike: sejdi.iap@hotmail.com & gashis@hotmail.com; Mob:044/462-890

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik