Instituti Albanologjik - Prishtinë
Dr. Naim Berisha

U lind në fshatin Madanaj ( Gjakovë) më 22.10.1981. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Studimet i përfundoi në Prishtinë në Fakultetin e Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Aktualisht është doktorant në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë (QSA).

Prej vitit 2008 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe ka titullin e Hulumtuesit shkencor. Ka marrë pjesë në një numër të madh aktivitetesh shkencore brenda dhe jashtë vendit si: Java e Albanologjisë, Kërkime gjuhësore-QSA, Javën e shkencës, Alb – Shkenca etj.

 Ka botuar një numër të madh artikujsh në revista të ndryshme shkencore, ndër të cilat përmendim: Orientalizmat në Leksikun e Gjakovës, Shqipja e Internetit dhe Fjalori i kullesave, Fjalët e huaja në medie, Parashtesat dhe prapashtesat në leksikun e Gjakovës, Kompjuteri (Interneti), përparësitë dhe pasojat për shqipen, Material leksikor nga Gjakova, Emërtimi i kafshëve në Gjakovë me rrethinë, Pasqyrimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në shtypin e kohës në Kosovë, Revista “Gjuha shqipe” dhe standardi, Kongresi i Drejtshkrimit në shtypin e Kosovës ( 1972) etj.

Aktualisht është i angazhuar në projektin “ Leksiku Dialektor i Rrafshit të Dukagjinit”, projekt të cilin e ka edhe temë doktorature.

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik