Instituti Albanologjik - Prishtinë
Ma. Arianit Buqinca

Ma. Arianit Buqinca u lind në Drenas më 09 shkurt 1987. Studimet universitare i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 2010, në Degën e historisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Si fitues i bursës për studime në arsimin e lartë nga Qeveria Franceze, studimet master i mbaroj në Universitetin Lumière Lyon 2 në Lion të Francës. Në vitin 2013 fiton bursë doktorate nga Qeveria Franceze dhe i regjistron studimet e doktoratës në programin për Gjuhë, Histori dhe Civilizime të Kohës së Vjetër në po të njëjtin universitet në Lion të Francës. Nga tetori i vitit 2015 zgjidhet mësimdhënës i jashtëm në Degën e Antropologjisë\Arkeologjisë në fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për lëndët: Kulturë Provinciale Romake, Arkitekturë Ilire, Epigrafi dhe Numizmatikë, Metodat e hulumtimeve Arkeologjike dhe Arkeologji Antike. Nga muaji korrik i vitit 2016 zgjidhet hulumtues i pavarur shkencor për Histori të Kohës së Vjetër në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik. Ka realizuar hulumtime specializuese dhe hulumtuese në terren që nga viti 2007 në Ulpianë, Butrint, Apoloni, Kasterc, etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca dhe simpoziume vendore dhe ndërkombëtare. Është anëtar hulumtues në Laboratorin HISOMA për Histori dhe Burime të Kohës së Vjetër në Lion të Francës,  është anëtarë në Shoqatën “Miqtë e  Apolonisë” në kuadër të misionit franko-shqiptar në Apoloni. Njeh gjuhët frënge, angleze, italiane.

Aktualisht është i angazhuar në projektin trevjeçar “Hulumtime mbi Dardanët”.

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik