Instituti Albanologjik - Prishtinë
Mr. Meliza Krasniqi

Meliza Krasniqi u lind në Prishtinë, më 16 dhjetor 1979. Shkollën fillore e kreu në "Faik Konicë" Prishtinë dhe atë të mesme në Gjimnazin "Xhevdet Doda". Ka përfunduar studimet për Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ka mbrojtur temën e magjistraturës në të njëjtin Fakultet me titullin “Proza e Azem Shkrelit,”; aktualisht është duke ndjekur Shkollën Doktorale në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni (UEJL), me temën “Vepra letrare dhe epistolare e Musine Kokalarit.”

Në vitet 1999 – 2008 ka punuar në administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ndërsa prej 2008 deri më 2014 në Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë .

Ka marr pjesë në Seminare dhe Konferenca Ndërkombëtare  në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari duke paraqitur dhe duke botuar punimet shkencore lidhur me letërsinë. Shkruan dhe vazhdon të botoj në gazeta, revista dhe njëkohësisht është redaktore e Revistës Letrare “Jeta e Re,” duke përkthyer autorë si Barthes, Genette, Derrida, etj.  

Ka shkruar monografinë “Shkreli prozator”, botuar nga shtëpia botuese “Rozafa,” Prishtinë, 2015, mbështetur nga MASHT.  

Ka përkthyer veprën teorike “Aspekte të romanit” nga anglishtja, e cila është  në proces botimi. 
  

Që nga gushti i vitit 2016 është e angazhuar si Hulumtuese e Pavarur në Institutin Albanologjik të Prishtinës. 

Adresa elektronike: melizamehmeti@gmail.com; Tel: +37745 345 345

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik