Instituti Albanologjik - Prishtinë
Prof. dr. Hysen Matoshi

U lind më 31.7.1967 në fshatin Gmicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, drejtimi i gazetarisë, në Prishtinë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1990. Pas diplomimit ka punuar mësimdhënës në shkollën fillore të vendlindjes dhe në ato të mesme të Dardanës, deri në zgjedhjen asistent në Degën e Letërsisë të Institutit Albanologjik. Më 1997 ka mbrojtur temën e magjistraturës Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë evropiane, ndërsa më 2005 ka mbrojtur doktoraturën Stilet në poezinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore. Një periudhë të shkurtër kohore ishte shef i Degës së Letërsisë. Në Universitetin e Prishtinës është ligjërues i lëndëve Letërsi e sotme shqipe dhe Letërsi e krahasuar.

 

  1. Është pjesëmarrës me kontribute shkencore në dhjetëra kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore albanologjike, organizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj., ndër të cilat veçojmë pjesëmarrjen në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë (Tetovë), Kongresin Kulturat e Ballkanit (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Sakarijas – Turqi), aktivitetet shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë etj. 

 

    2. Adresa: Prishtinë, Kodra e Dielli, rr. “Vëllezërit Gërvalla”, Bll. VII, Hyrja 3, nr. 10. Tel. 044 130949, emajl: matoshi1@yahoo.com

2013 * Të gjitha drejtat e rezervuara 
Instituti Albanologjik